Ndërlidhjet

Fillon punën EURONEST-i


Takimi inagurues i Partneritetit lindor të Parlamentit Evropian apo “EURONEST” është mbajtur sot në Bruksel.

Roli i EURONEST-it është që të ofrojë një forum parlamentar për partneritetin lindor të BE-së që është pjesë e politikës fqinjësore të Bashkimit Evropian.

Parlamentarë nga Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kanë marrë pjesë në këtë takim.

Parlamenti Evropian ka vendosur që përkohësisht ta suspendojë Bellorusinë nga EURONEST-i, vendim ky që shkon si pjesë e sanksioneve ndaj regjimit të Presidentit Aliksander Lukashenko pas ndërhyrjes së dhunshme kundër protestuesve që kundërshtonin parregullsitë në zgjedhjet presidenciale.

Takimi i sotëm ka vendosur që anëtari bullgar i Parlamentit Evropian, Kristian Vigenin do të jetë bashkëudhëheqës i EURONEST-it së bashku me shefin e delegacionit ukrainas, Boris Tarasiuk.
XS
SM
MD
LG