Ndërlidhjet

logo-print

Danimarkë: Arrestohet një çeçen për terrorizëm


Kryeprokurori i Danimarkës ka akuzuar një person që ka lindur në Çeçeni për terrorizëm, pasi dyshohet se ai e ka përgatitur një letër bombë që do t’i dërgohej një gazete daneze. Kjo e fundit ekishte publikuar karikaturn e Profetit Muhamed.

Jorgen Stin Sorensen ka thënë sot se Lors Dukajev ka dashur që “të frikësojë seriozisht popullatën” dhe të destabilizojë Danimarkën me atë pajisje shpërthyese.

Dukajev, një bokser me profesion, është lindur në republikën ruse të Çeçenisë ndërsa momentalisht është qytetar i Belgjikës.

Ai, raportohet të jetë lënduar në dhomën e tij të hotelit, derisa e përgatiste letrën bombë. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Nëse akuza verifikohet atëherë ai ka mundësi që të dënohet me burgim të përjetshëm, edhe pse ky dënim reduktohet në Danimarkë rregullisht në 16 vjet në burg.

Gjykimi pritet të fillojë më 16 maj.
XS
SM
MD
LG