Ndërlidhjet

Ndalohet kontrabanda 130 milion dollarëshe


Policia e Kazakistanit ka thënë se ata kanë zbuluar një veprimtari kontrabande në vlerë prej 130 milion dollarëve ndërsa kanë lëshuar urdhër arresti për zyrtarë të doganës dhe sigurisë që dyshohet se janë të përfshirë.

Zëdhënësi i Agjencisë për krimet ekonomike në këtë shtet, Murat Zhumanbaj, ka thënë sot se një grup kriminal prej 100 personave kanë qenë duke importuar mallra nga Kina për në Kazakistan për pesë vjet më rradhë.

Ai ka thënë se urdhër arrestet janë lëshuar për 16 persona përfshirë edhe zyrtarë të lartë të doganës vendase.
XS
SM
MD
LG