Ndërlidhjet

Britania arreston pesë të dyshuar si terrorist


Policia britanike ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në afërsi të qendrës bërthamore në veri-perëndim të Anglisë.

Policia thotë se personat janë arrestuar pasi oficerët e sigurisë kishin kontrolluar një veturë në afërsi te qendrës berthamore. Arrestimet janë bërë pasi Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kameron, ka kërkuar nga banorët e vendit që të kenë kujdes të shtuar ndaj hakmarrjes së mundshme që mund të ndodhë për shkak të vrasjes së kryeterroristit botëror, Osama bin Laden.

Policia, megjithatë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se ata “nuk janë në dijeni për ndonjë lidhje” në mes të ngjarjeve të fundit në Pakistan dhe këtij arrestimi.

Akti i Terrorizmit britanik iu lejon oficerëve që të arrestojnë njerëz nën dyshimin e veprimeve terroriste dhe t’i mbajë ata për 48 orë pa ngritur asnjë akuzë.
XS
SM
MD
LG