Ndërlidhjet

logo-print

Bogdanoviç: Kompromisi është i mundur



“Tre raundet e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit kanë treguar se kompromisi është i mundur, edhe nëse çështjet e diskutuara janë shumë të ndjeshme e delikate”, tha Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ai ka bërë thirrje “për më shumë pragmatizëm” në mënyrë që të arrihet në zgjidhjen e problemeve, ndonëse prnaon se do të ishte iluzion të prisje arritjen e menjëhershme të rezultateve.

Bogdanoviç, duke folur për mediat serbe, ka kritikuar hapjen e shumë temave njëherësh gjatë bisedimeve. Sipas tij çdo problem pengohet nga çështja e statusit. Bogdanoviç është shprehur optimist se bashkësia ndërkombëtare do të arrijë ta kuptojë se "çështja e statusit të Kosovës mbetet për tu zgjidhur".

Dialogu që po vazhdon “padyshim do të ketë dhe statusin e Kosovës si temë, pasi të gjitha problemet lidhen me statusin”. Bisedimet janë një mundësi për shqiptarët e serbët që të arrijnë “pajtimin historik”, theksoi Bogdanoviç.

Duke iu referuar veriut të Kosovës ministri serb tha se “ekzistojnë dy realitete, një në jug dhe tjetri në veri të lumit Ibër”. Në këtë kuadër, duke folur për opcionin e përfolur të ndarjes, ai thekson se ndarja nuk është qëndrim i Beogradit”, përveç të tjerash se “nuk besojmë që është rruga e zgjidhjes së problemeve”.

Bogdanoviç shtoi se ka në mesin e bashkësisë ndërkombëtare nga ata që mendojnë se “ndarja është zgjidhje”.
XS
SM
MD
LG