Ndërlidhjet

Kompromisi është i mundur


Goran Bogdanoviq
Goran Bogdanoviq
“Tre raundet e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit kanë treguar se kompromisi është i mundur, edhe nëse çështjet e diskutuara janë shumë të ndjeshme e delikate”, ka thënë Goran Bogdanoviq, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ai ka bërë thirrje “për më shumë pragmatizëm”, në mënyrë që të arrihet në zgjidhjen e problemeve, ndonëse ka pranuar se do të ishte iluzion të pritej arritja e menjëhershme e rezultateve.

Bogdanoviq, duke folur për mediat serbe, ka kritikuar hapjen e shumë temave përnjëherësh gjatë bisedimeve. Sipas tij, çdo problem pengohet nga çështja e statusit.

Bogdanoviq është shprehur optimist se bashkësia ndërkombëtare do të arrijë ta kuptojë se "çështja e statusit të Kosovës mbetet për t’u zgjidhur".

Dialogu që po vazhdon “padyshim do të ketë dhe statusin e Kosovës si temë, pasi të gjitha problemet lidhen me statusin”. Bisedimet janë një mundësi për shqiptarët e serbët që të arrijnë “pajtimin historik”, ka theksuar Bogdanoviq.

Duke iu referuar veriut të Kosovës, ministri serb ka thënë se “ekzistojnë dy realitete, një në jug dhe tjetri në veri të lumit Ibër”.

Në këtë kuadër, duke folur për opsionin e përfolur të ndarjes, ai ka theksuar se ndarja nuk është qëndrim i Beogradit”, sepse, përveç të tjerash, “nuk besojmë që është rruga e zgjidhjes së problemeve”.

Bogdanoviq ka shtuar se ka në mesin e bashkësisë ndërkombëtare nga ata që mendojnë se “ndarja është zgjidhje”. (i.b.)
XS
SM
MD
LG