Ndërlidhjet

BE me të drejta të veçanta në OKB


Bashkimi Evropian sot ka siguruar statusin e super-vëzhguesit në Kombet e Bashkuara.

Një kërkesë e tillë është aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e organizatës së 192 shteteve pas lobimit të bërë nga Katerinë Ashton, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së dhe ambasadaorët e 27 vendeve anëtare.

BE ishte përpjekur që të arrijë këtë fuqi ekstra në Asamblenë e Përgjithshme vitin e kaluar mirëpo nuk kishte arritur për shkak të kundërshtimeve të shteteve më të vogla që kërkon më shumë kohë dhe negociata.

Shtetet afrikane dhe arabe kanë thënë se pranimi i të drejtave speciale për BE-në është një precedent që mund të pasojë me kërkesa të njejta të organizatave të tjera siç janë Unioni Afrikan dhe Liga Arabe.
XS
SM
MD
LG