Ndërlidhjet

Bullgaria shkarkon ambasadorët ish spiun


Bulgaria ka mbledhur 13 ambasadorë të saj nëpër botë, ata që janë në pritje të shkarkimit për shkak se dikur kanë shërbyer në Shërbimin Sekret të qeverisë komuniste bullgare.

Asoshiejtëd Pres e ka cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Vesela Çerneva, duke thënë se 22 ambasadorë dhe përfaqësues diplomatik do të thirren më datën 1 qershor.

Agjencia e lajmeve e internetit, novite.com, ka raportuar se ambasadorët e Bosnjes, Greqisë, Rumanisë, Gjeorgjisë, Serbisë, Kinës, Suedisë, Gjermanisë, Lituanisë, Bellorusisë, Maqedonisë, Kombet e Bashkuara dhe UNESCO-s tashmë janë rikthyer në shtëpi.

E njejta agjenci tha se ambasadorët e Britanisë, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Rusisë, Turqisë dhe Japonisë do të rikthehen në qershor.
XS
SM
MD
LG