Ndërlidhjet

Liderët e Hamasit dhe Fatahut kremtojnë marrëveshjen



Presidenti i Autoritetit palestinez Mahmud Abas dhe lideri i Hamasit Halid Meshal do të marrin pjesë në ceremoninë në Kairo për të kremtuar marrëveshjen, e cila u hartua që t'i japë fund ndarjeve katër vjeçare ndërmjet dy fraksioneve më të mëdha, Hamasit dhe Fatahut.

Marrëveshjen e ndërmjetësoi javën e kaluar Egjipti.

Hamasi, i cili qeveris në Rripin e Gazës, dhe Fatahu, që qeveris në Bregun Perëndimor, shpresojnë se marrëveshja do të jetë kyçe për formimin përfundimtar të shtetit të pavarur palestinez.

Izraeli e ka denoncuar marrëveshjen, duke thënë se Fatahu duhet të zgjedhë ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG