Ndërlidhjet

Vritet një oficer rus në Çeçeni



Zyrtarët e Rusisë thanë se një oficer i forcave speciale ruse dhe dy kryengritës janë vrarë në një përleshje të armatosur në Çeçeni.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme në Çeçeni, Magomed Deniev, tha se përleshja me rreth 10 kryengritësit ka ndodhur pasditen e së hënës në zonat malore të republikës.

Dy oficerë të tjerë janë plagosur në betejë.

Megjithëse luftimet në Çeçeni janë pakësuar pas dy luftërave për pavarësi, kryengritësit megjithate janë përhapur në rajonet ruse në Kaukaz.
XS
SM
MD
LG