Ndërlidhjet

SHBA dënojnë shtypjen 'barbare' në Siri



Departamenti amerikan i shtetit i ka denoncuar si barbare masat e regjimit të presidentit të Sirisë Bashar al-Asad për t'i shtypur protestat antiqeveritare që tashmë shtatë janë kanë kapluar vendin.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 560 civilë janë vrarë që nga fillimi i protestave në qytetin jugor Dera në muajin mars.

Javën e kaluar, regjimi i Asadit dërgoi tanke kundër protestuesve në Dera, prej ku raportohet për arrestime masovike.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner tha se përdorimi i tankeve, arrestimet arbitrare dhe ndërprerja e energjisë slektrike në Dera janë akte "barbare që paraqesin ndërshkime kolektive të civilëve të pafajshëm".
XS
SM
MD
LG