Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq thotë se do të vizitojë Prishtinën



Shefi i ekipit serb në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha se ka ndërmend të vizitojë Prishtinën para raundit të katërt të bisedimeve, që opinionit shqiptar t'ia "sqarojë pikëpamjen e Beogradit për situatën".

Stefanoviq i ka thënmë gazetës "Danas" se ka ndërmend të vizitojë Prishtinën për t'u takuar me ndonjërin nga "bashkëbiseduesit shqiptarë të Brukselit".

Ai ka thënë se me këtë rast do të vizitojë edhe serbët në veri të Kosovës dhe në jug të lumit Ibër.

Stefanoviq gjithashtu i ka komentuar edhe reagimet ndaj deklaratës së tij se edhe ndarja e Kosovës është temë.

"E kuptoj nervozizmin që u shfaq në Prishtinë për këtë deklaratë, edhe pse ata e dinë shumë mirë se ekzistojnë opcione të ndryshme për zgjhidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Ne nuk jemi avokatë dhe nuk angazhohemi për asnjërin nga këto opcione. Nuk flasim për ndarje, vetëm thashë se jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka", ka thënë kryenegociatori serb.
XS
SM
MD
LG