Ndërlidhjet

Pejë: Arrestim për krim të organizuar



Policia Ekzekutive e EULEX-it e ka arrestuar një person në Pejë në lidhje me trafikimin ndërkombëtar të heroinës.

Po ashtu, Policia e EULEX-it, e ka bërë bastisjen e dy objekteve të ndryshme në Pejë në lidhje me trafikimin e drogës.

Operacioni është zhvilluar në mëngjesin e hershëm të ditës së mërkurë, 4 maj.

Personi i arrestuar akuzohet për trafikim të drogës në Kosovë dhe jashtë saj drejt shteteve të ndryshme evropiane në vitet 2008-09.

Arrestimi i tij është pjesë e një hetimi më të gjerë lidhur me krimin e organizuar, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG