Ndërlidhjet

INM: Po rritet numri i gazetarëve të vrarë


Instituti Ndërkombëtar i Medias ka njoftuar sot se numri i gazetarëve të vrarë në të gjithë globin ka arritur shifrën 101, më e larta që prej vitit 1990.

Rajoni më i rrezikshëm konsiderohet Azia me 40 gazetarë të vrarë, 15 prej të cilëve janë pakistanez.

32 gazetarë janë vrarë në kontinentin amerikan, duke e bërë kështu kontinentin e dytë në botë si më të rrezikshmin për gazetarët.

Instituti gjithashtu ka thënë se numri i vendeve ku gazetarët vriten është në rritje „që tregon se kërcënimi ndaj gazetarëve po zgjerohet“.

Pakistani pasohet nga Meksika me 12 gazetarë të vrarë, më pas vjenë Honduras ku janë vrarë 10 gazetarë.

Gjatë pesë viteve të fundit, 472 gazetarë janë vrarë në tërë botën, shumica e të cilëve në Irak dhe Filipine.
XS
SM
MD
LG