Ndërlidhjet

logo-print

Gilani: Fshehja e bin Ladenit – dështim global i inteligjencës


Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, tha sot se agjencitë e spiunimit në mbarë botën, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, së bashku janë për t’u fajësuar për dështimin për ta gjetur Osama bin Ladenin, në strehimin e tij afër Islamabadit.

Duke folur para gazetarëve në Paris, ku gjendet për vizitë, zoti Gilani, theksoi se “siguria dhe lufta kundër ekstremizmit apo terrorizmit nuk është punë e vetëm një shteti”.

Deklarata e tij u bë në periudhën e tensioneve ndërmjet Pakistanit e Shteteve të Bashkuara, për shkak të skepticizmit se si bin Ladeni nuk u zu derisa fshihej në Pakistan.

Zyrtarët francezë, poashtu, kanë thënë se ishte “vështirë të besohej” se zyrtarët e Pakistanit nuk e dinin se bin Ladeni po jetonte në Pakistan.
XS
SM
MD
LG