Ndërlidhjet

Gjermani: I zgjatet mandati pranisë ushtarake në Kosovë


Qeveria e Gjermanisë është pajtuar sot që ta zgjasë edhe për një vit praninë ushtarake në Kosovë, i kanë thënë agjencisë gjermane të lajmeve DPA, burime qeveritare.

Mëtutje raportohet se qeveria e kancelares Angela Merkel, është pajtuar, që t’i reduktoj trupat gjermane në përbërje të misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, në maksimum 1850.

Pritet që propozimi i qeverisë do të miratohet në Parlamentin e këtij vendi me shumicë të konsiderueshme, në seancën që mbahet në qershor .

Aktualisht Gjermania i ka afro 1100 ushtarë të vendosur në Kosovë, raporton DPA.
XS
SM
MD
LG