Ndërlidhjet

logo-print

Europol: Heqja e vizave në BE mund të shfrytëzohet nga kriminelët


Agjencia policore e Bashkimit Evropian (Europol) tha sot se heqja e regjimit të vizave për Ballkan dhe vendet e Evropës Lindore, e poashtu përfshirja e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen, do të mund të shfrytëzohej nga bandat kriminale.

Në raportin e fundit të Europolit, mëtutje, theksohet se zhvillimet në rajon i kanë kontribuar formimit të Akseve të Ballkanit për trafikim në BE, ku përfshihen Ballkani Perëndimor dhe Evropa Juglindore.

“Grupet kriminale shqipfolëse, turke dhe ato nga ish Bashkimi Sovjetik, po synojnë t’i zgjerojnë interesat e tyre në BE dhe mund ta shfrytëzojnë rastin në pranimin e mundshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen dhe tërheqja aktuale dhe perspektive e vizave nga ana e BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, për Ukrainën dhe Moldavinë”, thuhet, poashtu, në këtë raport.
XS
SM
MD
LG