Ndërlidhjet

logo-print

Abas: Fatahu dhe Hamasi “e kthejnë faqen e ndarjes përgjithmonë”


Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, deklaroi sot se Fatahu dhe Hamasi kanë vendosur “ta kthejnë faqen e zezë të ndarjes përgjithmonë”.

Këto komente ai i bëri në Kajro të Egjiptit, në ceremoninë e formalizimit të marrëveshjes për pajtim ndërmjet dy grupeve më të mëdha palestineze, Fatah dhe Hamas.

Kjo marrëveshje, që është ndërmjetësuar nga Egjipti, e mbyll ndarjen katërvjeçare të këtyre dy grupeve.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, njëherësh, lider i Fatahut, dhe lideri i Hamasit, Khaled Meshaal, ia kanë shtërnguar duart njëri tjetrit.

Gjatë ceremonisë, Khaled Meshal tha se lëvizja Hamas është e “gatshme të paguaj çfarëdo çmimi për pajtim” dhe theksoi se “lufta jonë e vetme është ajo me Izraelin”.

Izraeli e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, ndërsa kryeministri Benjamin Netanjahu, tha se Fatahu duhet të zgjedhë se a do të bëjë marrëveshje me Hamasin apo me Izraelin.

Mahmud Abasi tha sot se Netanjahu “duhet të zgjedhë ndërmjet ndërtimit të vendbanimeve hebreje dhe paqes” me palestinezët.
XS
SM
MD
LG