Ndërlidhjet

BE: Propozohet vënia e sërishme e kontrollit kufitar në Shengen


Komisioni Evropian ka propozuar lejimin e sërishëm të kontrollit kufitar në rrethana të jashtëzakonshme në zonën evropiane të lëvizjes pa viza.

Ky propozim u bë sot, pas mospajtimeve ndërmjet Italisë e Francës, lidhur me çështjen se si të veprohet me mijëra imigrantë që po arrijnë në Itali nga Afrika Veriore.

Propozimi do të shqyrtohet në takimin e ministrave të brendshëm të BE-së, më 12 maj.

Komisionarja për punët e brendshme të BE-së, Sesilia Malstrom, tha se kjo lëvizje nuk do ta dëmtoj zonën e lëvizjes së lirë pa viza Shengen.

“Mendoj se është shumë me rëndësi, që të mos shkatërrohet e gjithë ideja e Shengenit. Ajo nuk është bërë njëanshëm dhe është e bazuar në kriteret e përcaktuara mirë, që janë të kufizuara në kohë dhe rreth kësaj ekziston vendim evropian. Përkundrazi, mendoj se ne do ta rrezikonim gjithë sistemin”, tha Malstrom.

Ajo theksoi se çdo vënie e sërishme e kontrollit të kufijve do të jetë e kufizuar dhe e përkohshme.

“Ne do të shikojmë në vënien e mundshme të mekanizmit suspendues nën kushte shumë të rrepta, të monitoruara në nivelin evropian”, tha Malstrom
XS
SM
MD
LG