Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Tahiri – Kuper biseduan për dialogun


Zëvendës kryeministrja Edita Tahiri, njëherësh kryesuese e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, është takuar sot me ndërmjetësuesin e BE-së, Robert Kuper.

Në një njofitm nga zyra e zonjës Tahiri, theksohet se u bisedua për agjendën e rundit të katërt të bisedimeve Kosovë – Serbi, që do të mbahet më 17 dhe 18 maj në Bruksel.

Me këtë rast u theksua se do të diskutohet për çështjen e të pagjeturve, trashëgiminë kulturore dhe çështjen e njohjes së diplomave shkollore dhe universitare.
XS
SM
MD
LG