Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Presidenti premtoi mbështetjen e flamurit të kuq sovjetik


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, u zotua se do ta nënshkruaj ligjin, me të cilin kthehet flamuri i kuq i ushtrisë sovjetike, si një simbol zyrtar i festimeve për fitoren në Luftën e Dytë Botërore.

Muajin e kaluar, Parlamenti e ka miratuar ligjin që vlerëson se flamuri i kuq me drapër e çekan, është simbol i fitores kolektive sovjetike ndaj Gjermanisë Naziste, që shënohet më 9 maj.

Presidenti Janukoviq tha sot se do ta nënshkruaj ligjin, kur ai të arrijë në tavolinën e tij.

Zyrtarët pro-perëndimorë thonë se flamuri simbolizon regjimin komunist, ndërsa grupet por-ruse, përfshirë edhe Janukoviqin, thonë se ai i nderon miliona ushtarë sovjetikë, që luftuan dhe vdiqën.
XS
SM
MD
LG