Ndërlidhjet

logo-print

Okampo: Kërkohen tri urdhër-arreste për krime në Libi


Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Luis Moreno-Okampo, tha se kërkon tri urdhër-arreste në hetimet e tij për krime kundër njerëzimit në Libi.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se krimet po vazhdojnë.

Megjithatë, ai ende nuk i ka shpallur emrat e urdhër-arresteve, për të cilat tha se do t’i paraqes gjatë disa javëve të ardhshme.

Moreno-Okampo tha se ai ka deklarata të dëshmitarëve, video dëshmi dhe fotografi, për ta mbështetur rastin e tij.

Ai tha se prej fillimit të kryengritjes në Libi, më 15 shkurt, kanë vdekur “mijëra” vetë.
XS
SM
MD
LG