Ndërlidhjet

Rasmusen: NATO-ja e ndihmon Pakistanin kundër terrorit


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, sot e ka riafirmuar përkushtimin e NATO-s për të qëndruar me Pakistanin në luftën e tij kundër terrorizmit dhe e ka theksuar rolin kryesor të Islamabadit në Afganistanin fqinjë.

- Do të ishte angazhim pozitiv i Pakistanit për të siguruar zgjidhje afatgjatë për konfliktin në Afganistan. Kjo është arsye përse ne kemi investuar disa përpjekje në zhvillimin e partneritetit me Pakistanin dhe zhvillimet e fundit nuk e ndryshojnë strategjinë në këtë aspekt”, tha Rasmusen në Bruksel.

Ai mëtutje tha se shpreson se operacioni kundër bin Ladenit “do të çoj në shkatërrimin e njërit prej rrjeteve terroriste më të rrezikshme në botë”.
XS
SM
MD
LG