Ndërlidhjet

SHBA: Prokurori thotë se vrasja e bin Ladenit ishte e ligjshme


Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, tha sot se lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, ishte cak i ligjshëm ushtarak.

Ai i tha Komitetit të Gjyqësisë së Senatit se bin Ladeni nuk kishte bërë përpjekje për t’u dorëzuar dhe se vrasja e tij ishte “një akt i vetëmbrojtjes kombëtare”.

Ai mëtutje theksoi se “nëse bin Ladeni do të ishte dorëzuar, ose të kishte bërë përpjekje për dorëzim, mendoj se është e qartë se ne do ta kishim pranuar atë”.

Megjithatë, ai theksoi se nuk kishte shenjë se bin Ladeni dëshironte të dorëzohej.
XS
SM
MD
LG