Ndërlidhjet

Hyjnë punëtorët e parë në centralin e Fukushimës



Punëtorët kanë hyrë në centralin bërthamor të Fukushimës për herë të parë që nga shpërthimi që ndodhi në këtë qendër pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.

Punëtorët do të qëndronin vetëm nga 10 minuta brenda reaktorit, në përpjekje për të instaluar makinat ventiluese që do të filtrojnë materialet radioaktive në ajër.

Shkalla e lartë e rrezatimit brenda uzinës nuk ka lejuar hyrjen e punëtorëve dhe riparimin e sistemit ftohës.

Pas katastrofës së Çernobilit të ndodhur 25 vite më parë, Fukushima është aksidenti i më i rëndë bërthamor.
XS
SM
MD
LG