Ndërlidhjet

Nuk do të publikohen fotot e bin Ladenit të vrarë



Presidenti amerikan Barak Obama do të vizitojë gjatë ditës Nju Jorkun dhe vendin ku dikur gjendesh Qendra Botërore e Tregtisë, e shkatërruar në sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

Vizita vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së Osama bin Ladenit, kreut të Al Kaidës dhe ideatorit të sulmeve të 11 Shtatorit.

Obama do të takohet dhe me familjarë të viktimave të sulmeve terroriste.

Presidenti amerikan ka vendosur të mos publikojë foto të bin Ladenit të vrarë, për shkak të sigurisë kombëtare.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karnei tha:

"Bëhet fjalë për fotografi të dikujt që është goditur në kokë dhe fytyrë. Nuk është në interes të sigurisë sonë kombëtare që të publikohhen këto imazhe, dhe siç ka ndodhur në të shkuarën të bëhen ikona rreth të cilave mblidhen kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara. Përparësia numër një e presidentit është sigura e amerikanëve brenda dhe jashtë vendit."

Në një intervistë për mediat amerikane presidenti Obama tha se ADN-ja dhe identifikimi i kufomës nuk lënë vend për dyshim se bin Ladeni ka vdekur.
XS
SM
MD
LG