Ndërlidhjet

logo-print

97 vjeçari në gjyq për vrasjen e serbëve


Një nga personat më të kërkuar për shkak të dyshimeve për krime gjatë Luftës së Dytë Botërore del sot para gjyqit.

97 vjeçari Sandor Kepiro, ish xhandar hungarez, akuzohet për vrasjen e civilëve serbë dhe hebrejë. Ai do të gjykohet në Budapest.

Kepiro akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Novisadit në janar të vitit 1942, në të cilën forcat hunagreze vranë mbi 1200 civilë.

Në vitin 1944 ai u dënua me dhjetë vite burg nga drejtësia hungareze, por më pas ishte liruar pasi i ishin hequr akuzat. Kepiro u largua nga Hungaria drejt Amerikës së Jugut. Efraim Zurof nga Qendra Vizental njoftoi se Kepiro ishte rikthyer në Hungari në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG