Ndërlidhjet

logo-print

Netanjahu kundër pajtimit të Hamasit e Fatahut



Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e ka dënuar marrëveshjen për pajtim mes lëvizjeve palestineze Hamas e Fatah, që u arrit dje në Kajro. Ai e cilësoi paktin si një goditje e jashtëzakonshme ndaj gjasave për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Kushdo që kërkon fundin e Izraelit nuk mund të jetë partner për paqe me shtetin hebrej, tha Netanjahu.

Ai e cilësoi marrëveshjen si "fitore të madhe për terrorizmin" duke shtuar se rajoni po kalon në një betejë të jashtëzakonshme.

"Kemi pasur shpërthime të jashtëzakonshme në Lindjen e Mesme dhe kemi një betejë të fuqishme që po zhvillohet mes forcave të moderuara për demokraci dhe atyre të tiranisë e terrorit. Në peshore është fati i gjithë Lindjes së Mesme", tha Netanjahu.
XS
SM
MD
LG