Ndërlidhjet

Bellorusia vazhdon t'i gjykojë rivalët e Lukashenkos



Dy rivalë të tjerë elektoralë të presidentit të Bellorusisë, Aleksandr Lukashenko, dolën sot para gjyqit për shkak të protestave që pasuan zgjedhjet e diskutueshme të dhjetorit.

Vladimir Njakljau dhe Vital Rimashevski, të cilët garuan kundër Lukashenkos më 19 dhjetor, akuzohen se bashkë me disa aktivistë i kanë organizuar protestat që cënuan rendin publik.

Nëse shpallen fajtorë, mund të dënohen deri me tre vjet burg.

Javën e kaluar, Andrei Sanikau, i cili gjithashtu ishte kundërkandidat i Lukashenkos, doli në gjyq nën akuza për organizimin e trazirave masovike, për të cilat mund të dënohet deri me 15 vjet burg.
XS
SM
MD
LG