Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare do punojnë për implementimin e plotë të dokumentit të Ahtisarit.
“Ky bashkëpunim do të jetë i ngushtë, do vazhdojmë me agjendën e përbashkët të qeverisë e mekanizmave ndërkombëtarë", tha kryeministri Hashim Thaçi në takimin me përfaqësuesin ndërkombëtar Piter Feith.
Feith ka theksuar ai do të vazhdoj të funksionojë me mbështetjen e shteteve që e njohin dhe e mbështesin Kosovën, si shef i ICO, si përfaqësues ndërkombëtar mbikëqyrës.
“Do bashkëpunoj ngushtë me qeverinë për jetësimin e planit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit. Plani i Ahtisaarit është projekti për një Kosovë moderne, shumetnike e demokratike” ka thënë Feith.