Ndërlidhjet

logo-print

Anija sjell refugjatët në Bengazi


Një anije me qindra njerëz të evakuuar nga Misrata, qytet libian i rrethuar nga forcat e Moamer Gadafit, mbërriti sot në qytetin e Bengazit.

Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit tha se në anije ndodhen rreth 800 punonjës imigrantë nga Afrika dhe Azia, si dhe rreth 250 libianë.

Në mesin e të evakuuarve janë më shumë se 30 të plagosur.

Misrata, qyteti i vetëm që mbahet nga rebelët në Libinë perëndimore, tashmë dy muaj është i rrethuar nga trupat e Gadafit.

Deri tash me anije janë evakuuar rreth 13 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG