Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Gadafi duhet të largohet



Largimi i liderit libian Moamer Gadafi është mënyra më e mirë për të mbrojtur civilët në Libi, deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

"Ne e kemi thënë qartë se mënyra më e mirë për t'i mbrojtur civilët është që Gadafi t'i ndalë sulmet e pamëshirshme ndaj civilëve nga lindja në perëndim të vendit, të tërhiqet nga qytetet që i ka rrethuar dhe i sulmon, dhe të largohet nga pushteti", tha Klinton.

Kryediplomatja amerikane i bëri këto komente në Romë pas takimit me shefin e diplomacisë italiane, Franko Fratini, në prag të mbledhjes së Grupit të Kontaktit për Libinë.

Fratini tha se në mbledhjen e sotme do të krijohet mekanizmi për ndihma financiare për kryengritësit libianë.
XS
SM
MD
LG