Ndërlidhjet

170 euro, të pamjaftueshme


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Vendimi i Këshillit Ekonomik Social që paga minimale në Kosovë të jetë 170 euro, thuhet të jetë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet mujore nga ekspertë të çështjeve ekonomike dhe disa punëtorë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, paga minimale në Kosovë nuk duhet të jetë më pak se 250 euro.


Paga minimale 170 euro e përcaktuar nga Këshilli Ekonomik Social, sipas ekspertëve për çështje ekonomike dhe disa punëtorëve, nuk plotëson nevojat e elementare për jetë.

Betim Muleta, punëtor, thotë se shuma prej 170 eurosh është e pamjaftueshme. Sipas tij, me këtë shumë nuk arrin t’i mbulosh shpenzimet mujore të familjes.
Çmimet janë shumë të shtrenjta, kjo pagë nuk del as për të blerë
miell.

“Kjo pagë minimale nuk është e mjaftueshme fare. Çmimet janë shumë të shtrenjta, kjo pagë nuk del as për të blerë miell”
, thotë Muleta.

Ai shton se me pagën që merr, e ka shumë të vështirë ta mbajë familjen.

“Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për përmirësimin e kësaj gjendjeje”, shprehet Muleta.

Edhe Mehmet Gashi, punëtor, thotë se një punëtor me pagë 170 euro nuk mund të mbijetojë. Sipas tij, ngritja e çmimeve të produkteve elementare, e ka vështirësuar edhe më shumë jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Nuk është e mjaftueshme as për një person, e jo për një familje. Në bazë të çmimeve dhe kushteve që janë në Kosovë, është shumë-shumë e ulët për të jetuar”
, pohon Gashi.

Ndërkohë, ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se paga minimale prej 170 eurosh nuk përkon me realitetin, në të cilin jetojnë qytetarët e Kosovës.

Nga aspekti ekonomik, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Musa Limani, thekson se paga minimale caktohet në bazë të nivelit të çmimeve.

“Duhet të shikohen artikujt kryesorë ushqimorë - ata që janë më të rëndësishëm për ekzistencën e njeriut dhe në bazë të çmimeve të tyre, ekziston metodologjia, ekzistojnë standardet dhe në bazë të saj duhet të caktohet paga minimale”
, vlerëson Limani për Radion Evropa e Lirë.

Profesor Limani kërkon nga autoritetet kosovare që ta rishqyrtojnë edhe një herë këtë vendim, pasi që, sipas tij, paga minimale në Kosovë nuk mund të jetë 170 euro.

Musa Limani

“Duke u nisur nga ajo që kemi ne në Kosovë, do të thotë nivelin e çmimeve, do të thosha se pa laps, paga minimale në Kosovë duhet të jetë 250 euro”, thekson profesor Limani.

Vendimi i Këshillit Ekonomik Social ishte kundërshtuar edhe nga përfaqësuesit e punëtorëve, të cilët kishin theksuar se shuma prej 170 eurosh nuk i plotëson nevojat mujore të punëtorit.

Sidoqoftë me nenin 57 të Ligjit të punës është paparë që gjatë përcaktimit të pagës minimale, duhet të merren parasysh: kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.

Sipas të njëjtit nen, paga minimale përcaktohet në bazë të orëve të punës, për periudhën njëvjeçare.

Lexoni edhe këtë:

Vit i vështirë ekonomik për Kosovën
XS
SM
MD
LG