Ndërlidhjet

Piratët rrëmbejnë anijen në Detin Arabik



Anija "Full City" me 24 marinarë kinezë është rrëmbyer sot nga piratët në Detin Arabik, njoftoi agjencia kineze Ksinhua.

Kapiteni i anijes, e cila lundronte me flamurin e Panamasë, njoftoi se shtatë piratë e kanë rrëmbyer anijen.

Në vitet e fundit, piratët somalezë janë bërë kërcënimi kryesor për trafikun detar në Oqeanin Indian.
XS
SM
MD
LG