Ndërlidhjet

Fratini: Për Libinë janë mbledhur 250 milionë dollarë



Deri tash janë mbledhur 250 milionë dollarë ndihma humanitare për Libinë, deklaroi ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini pas takimit të Grupit të Kontaktit për Libinë.

Pas mbledhjes në Romë, Fratini tha se takimi i radhës i Grupit të Kontaktit do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk saktësoi ndonjë datë.

Në grupin që u formua kah fundi i marsit në Londër bëjnë pjesë 26 vende.

Takimi i parë i Grupit të Kontaktit u mbajt në Katar.
XS
SM
MD
LG