Ndërlidhjet

Dodik nuk heq dorë nga referendumi


Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjes, Millorad Dodik tha se ky entitet nuk do të heqë dorë nga referendumi për gjykatën dhe prokurorinë e Bosnjë e Hercegovinës.

Dodik tha se referendumi është çështje e brendshme e Republikës Serbe, e jo çështje me të cilën duhet të merren ambasadorët e huaj".

Më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, Patrik Mun, deklaroi se insistimi në referendumin do të krijonte një situatë serioze e cila kërkon zgjidhje.
XS
SM
MD
LG