Ndërlidhjet

Gazetari moldav lirohet nga burgu



Gazetari moldav, Ernest Vardanean, i cili e vuante dënimin prej 15 vjet burg për spiunazh, është liruar sot nga burgu pas faljes së liderit të rajonit separatist të Transnistrisë.

Gruaja e tij Irina i konfirmoi shërbimit për Moldavinë në Radion Evropa e Lirë se gazetari është kthyer në shtëpinë e vet në Tiraspol, kryeqytet i rajonit separatist.

30 vjeçari u arrestua në Tiraspol në prill 2010 dhe u dënua me burg në dhjetor të vitit të njëjtë.

Vardanean punonte për "Novii Region", një agjenci ruse të lajmeve, e cila është kritike e autoriteteve të Transnistrisë.
XS
SM
MD
LG