Ndërlidhjet

Prishtinë: 30 ditë paraburgim zyrtarëve komunalë



Gjykatësi i procedurës paraprake u ka shqiptuar masën e dënimit prej 30 ditësh gjashtë zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.

Masa është caktuar me arsyetimin se të dyshuarit mund të ndikojnë tek dëshmitarët deri në fillim të një procesi gjyqësor.

Zyrtarët komunalë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale "shpërdorim të pozitës zyrtare".
XS
SM
MD
LG