Ndërlidhjet

Rusi: Dënohen 19 nacionalistë për vrasje me motive racore


Gjykata ruse në Sankt Peterburg ka dënuar sot 19 nacionalistë të ekstremit të djathtë për dy vrasje dhe sulme me motive racore.

Raportohet se udhëheqësi i grupit është dënuar me nëntë vjet burg, ndërsa anëtarët tjerë të bandës kanë marrë dënime prej shtatë vjet burg.

Grupi u dënua për 12 krime mbi bazë të urrejtjes të kryera në vitin 2007 kundër njerëzve me pamje jo sllave, përfshirë vrasjen e një armeni dhe një uzbeku.

Prokurorët thanë se banda i xhironte shumicën e sulmeve dhe i postonte në internet.
XS
SM
MD
LG