Ndërlidhjet

Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake



Presidenti amerikan Barak Obama vendosi kurorë në vendin ku ndodheshin kullat binjake në Nju Jork për t'i përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.

Obama e quajti ish vendndodhjen e kullave binjake "vend simbolik të sakrificës së jashtzakonshme, e cila ishte bërë në atë ditë të tmerrshme 10 vjet më parë".

Vizita e tij u bë pak ditë pasi forcat amerikane të hënën e vranë Osama bin Ladenin gjatë një vërsuljeje në Pakistan.

Rrjeti terrorist Al Kaida i bin Ladenit i planifikoi sulmet vetëvrasëse në të cilat e humbën jetën afro 3.000 njerëz në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.
XS
SM
MD
LG