Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon komandot që e bënë sulmin kundër bin Ladenit


Zyrtarët amerikanë thonë se pritet që presidenti Barak Obama, gjatë ditës së sotme, do të takohet me disa nga komandot elite amerikane, që depërtuan në Pakistan dhe e kryen ndërhyrjen, e cila rezultoi me vrasjen e liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden.

Zyrtarët thanë se Obama planifikon që privatisht t’i falënderoj anëtarët e grupeve komando, kur ai të takohet me ta në Fort Campbell, në shtetin Kentaki.

Ekipi SEAL ndërhyri në kompleksin e bin Ladenit në Abbottabad në Pakistan të hënën, dhe e vrau shefin e al-Kaidës, duke e përfunduar kështu ndjekjen e Shteteve të Bashkuara për terroristin, që fajësohet për sulmet kundër Amerikës, më 11 shtator 2001.

Dje Obama vizitoi qytetin e Nju Jorkut dhe vendosi kurorë në vendin ku u shkatërruan kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, pas sulmit me aeroplanat e rrëmbyer, më 11 shtator 2001.

Obama tha se amerikanët kurrë nuk do t’i harrojnë këto sulme dhe afro 3 mijë njerëzit e vrarë gjatë këtyre sulmeve.
XS
SM
MD
LG