Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Pesë të vrarë në sulmin në Kueta


Raportohet se së paku pesë vetë janë vrarë në një sulm në Pakistan, në të cilin pësuan pjesëtarët e minoritetit shiit mysliman.

Sulmi ndodhi sot në qytetin jugperëndimor Kueta.

Raportet, duke e cituar policinë, thonë se sulmuesit hapën zjarr kundër një grupi të njerëzve.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por policia ka thënë se duket se ky ishte sulm me motive sektare.

Më parë, militantët sunitë myslimanë i kanë sulmuar pjsëtarët e pakicës shiite, të cilët militantët i shohin si heretikë.
XS
SM
MD
LG