Ndërlidhjet

logo-print

Indonezi: Tërmet i fuqishëm në ishullin Sulavesi


Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot ishullin Sulavesi në Indonezi, por nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme dhe nuk është dhënë alarm për cunami.

Agjencia Meteorologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë, tha se tërmeti ishte 6,1 shkallë dhe kishte goditur në thellësi 35 killometra, afro 75 kilometra në juglindje të qytetit Gorontalo.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se intensiteti i tërmetit ishte 5.8 shkallë, ndërsa thellësia e goditjes 85 kilometra.
XS
SM
MD
LG