Mijëra vetë kanë protestuar sërish gjatë ditës në Siri duke kërkuar fundin e regjimit të presidentit Bashar al Asad.
Protesta ka pasur në kryeqytetin Damask, në qytetin e Banias dhe në lindje të Sirisë. Në qytetin e Daras, që ka qenë një ndër qendrat e protestuesve sirianë, raportohet se ushtria vazhdon të jetë në rrugë.
Gjatë protestave antiqeveritare në Siri policia ka hapur zjarr ndaj demostruesve dhe ka vrarë së paku 560 persona.