Ndërlidhjet

Plagosen tre aktivistë rusë



Tre aktivistë rusë të mjedisit janë plagosur kur kampi i tyre në pyllin Kimki u përfshi nga flakët. Kampi ishte sulmuar gjatë natës.

Prej disa vitesh aktivistët kundërshtojnë planet e qeverisë për të zhbërë 175ha pyje, që do t'i hapin udhë rrugës së re që lidh Moskën me Shën Petërburgun. Projekti në fjalë kap vlerën e 8 miliardë dollarëve.

Mbrojtësit e mjedisit besojnë se sulmi ndaj tyre ishte bërë nga persona të paguar nga kompanitë që kanë fituar tenderat për rrugën.
XS
SM
MD
LG