Ndërlidhjet

Topi bën thirrje për pjesëmarrje masive në votime



Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht në zgjedhjet e 8 Majit dhe të japin verdiktin e tyre për pushtetin lokal.

"8 maji meriton të jetë një ditë normaliteti demokratik, një ditë kur qytetarët i gëzohen lirisë dhe e përdorin atë për të mandatuar institucionet e qeverisjes vendore. 8 maji meriton të jetë një ditë reflektimi e korrektimi për të gjitha gabimet e kaluara zgjedhore, një ditë që mbyll një kapitull tranzicioni dhe dëshmon se shoqëria shqiptare i ka pranuar dhe bërë të vetat vlerat e larta demokratike të familjes evropiane", thuhet mes të tjerash në mesazhin e presidentit Topi.

Shqipëria shkon në zgjedhjet vendore të 8 majit derisa vazhdojnë kundërthëniet rreth zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009 vazhdojnë, për shkak të kundërshtimeve të opozitës.
XS
SM
MD
LG