Ndërlidhjet

logo-print

Fyle: BE e shqetësuar për lirinë e shprehjes në Ballkan



Komisioneri për Zgjërim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle deklaroi se BE-ja është e shqetësuar për gjendjen aktuale të lirisë së shprehjes në vendet e Ballkanit perëndimor.

Sipas tij, mediat në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqi ballafaqohen me frikësime, presione politike dhe ekonomike në përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

"Të gjitha këto tre lloje të rrezikimit të lirisë së shprehjes paraqesin sulm në vetë zemrën e sistemit demokratik dhe vlerave tona të përbashkëta", ka thënë Fyle.
XS
SM
MD
LG