Eshton përshëndet emërimin e Xhentilinit
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton, e ka përshëndetur vendimin e Këshilit të BE-së që të emërojë Fernando Xhentilinin përfaqësues të posaçëm në Kosovë deri në 31 korrik.
Në komunikatë Eshton shpreh kënaqësi që këshilli e ka pranuar rekomandimin e saj, dhe thekson se Xhentilini e njeh mirë Ballkanin perëndimor, e veçanërisht Kosovën.
"Në funksionin e tij të përkohshëm ai do të bëjë përgatitjet për praninë e forcuar dhe afatgjate në Kosovë në pajtim me marrëveshjen e Lisbonës dhe perspektivën evropiane të gjithë rajonit", thuhet në komunikatën e kryediplomates Eshton.