Ndërlidhjet

UEFA e dënon Zhoze Murinjon



UEFA e ka dënuar me mospjesëmarrje në pesë loja trainerin e Realit, Zhoze Murinjo, për shkak të akuzave se organizata e favorizon rivalin e madrilenëve, Barcelonën në Kupën e Kampionëve të Evropës.

Murinjo nuk mori pjesë në ndeshjen e kthimit të gjysëmfinales në stadiumin Kamp Nou në Barcelonë, e cila e çimentoi disfatën e Realit me rezultat të përgjithshëm 3-1.

UEFA tha se komentet e Murinjos se Barcelona ka përfituar nga vendimet kundër Realit janë "deklarata të padenja".

Portugezi Murinjo gjithashtu është dënuar me 50 mijë euro gjobë.

Reali gjithashtu u dënua me 20 mijë euro gjobë për shkak të sjelljes së tifozëve të tij.
XS
SM
MD
LG