Ndërlidhjet

Putin fton për koalicion të gjerë para zgjedhjeve



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin i ka ftuar forcat politike, nga të rinjtë dhe organizatat e grave e deri te sindikatat, që t'i bashkojnë forcat me partinë Rusia e Bashkuar para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij Rusia e Bashkuar në qytetin Volgograd, Putin tha se ai dëshiron që lista e kandidatëve për parlament të formohet deri në gusht dhe të miratohet nga partia.

Zgjedhjet e dhjetorit shihen si provë para zgjedhjeve presidenciale në mars 2012, në të cilat as Putini e as presidenti Dimitri Medvedev nuk kanë konfirmuar se do të garojnë.
XS
SM
MD
LG